Safet Gjici

Skandali seksual në Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici kërkoi lirinë, GJKKO e lë në burg

14 Nëntor 2023, 13:08| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 14:16

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut Safet Gjicit për t’u liruar nga burgu pas skandalit seksual në bashkinë e Kukësit. Gjici kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë me argumentin se hetimet mbaruan dhe nuk ka rrezik për prishjen e provave. Por GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, që Gjici të qëndrojë në burg.

Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë, nën akuzë për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar para gjykatës se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?