Gjyqtarja Elona Toro

Skandali, nepotizmi ende në drejtësinë e re! Gjyqtarja Elona Toro kandidon për Gjykatën e Lartë ende pa kaluar vettingun! Kandidaturën e saj e vlerëson bashkëshorti, anëtar në KLGJ

19 Tetor 2020, 17:16| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 17:18

  • Share

Reforma  në drejtësi, që solli me vetë pastrimi e gjyqësorit përmes vettingut por dhe shmangien dhe luftimin e nepotizmit brenda sistemit të drejtësie, duket se ka ngecur në rastin e gjyqtares Elona Toro.

Gjyqtarja është pjesë e listës së kandidatëve për Gjykatën e Lartë ku pritet që kandidatura e saj të vlerësohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, por skandali dhe problemi i vërtetë lind pikërisht këtu, që pjesë e KLGJ-së që do të bëjë shqyrtimin e kandidaturës së Elona Toros, është edhe bashkëshorti i saj.

Për të shmangur pikërisht nepotizmin dhe konfliktin e interesit, bashkëshorti i saj, Alban Toro nuk ka qenë pjesë e mbledhjeve dhe nuk do të jetë në vlerësimin e kandidaturës së bashkëshortes së tij, por a e shmang largimi i tij ndikimin mbi anëtarët e tjetër për vlerësimin e saj?

Në tjetër çështje është se Toro është ende në vetting, ku ajo është konfirmuar në fazën e parë të Vettingut, por vendimi është Apeluar pasi anëtarja e KPK-së  nuk ishte e bindur për pasurinë e saj.  Pra Toro është ende në fazë vlerësimi nga vettingu dhe mund të ndodh që të shkarkohet nga sistemi i drejtësisë me vendim të KPA-së.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?