Tifozët e Inter jashtë stadiumit 'Do Dragao'

Skandali në Porto - Inter, UEFA me komunikim zyrtar

15 Mars 2023, 17:01
  • Share

Interi barazoi dje 0-0 me Porton në transfertë dhe pas 12 vitesh është në fazën çerekfinale të Champions League. Ndeshja e djeshme, veç emocioneve në fushë ka pasur edhe një skandal sa i takon tifozëve. Zikaltërit kishin në dispozicion sektorin e tyre, megjithëse mbi 1 mijë tifozë të italianëve ia kishin dalë të merrnin biletë në sektorët e tjerë të stadiumit, duke mos u lejuar të futen në impiant.

Drejtuesit e Inter dhe drejtori Marotta-s kanë kërkuar sqarim te Porto dhe një ankesë për Federatën Europiane të Futbollit. UEFA ka mbajtur një qëndrim për atë që ndodhi në Portugali mbrëmë, me një komunikatë zyrtare ku sqaron se cilat do të jenë lëvizjet e radhës.

Komunikimi thotë se UEFA është “informuar se një numër i madh i tifozëve vizitorë kanë blerë bileta për seksionet e rezervuara për tifozët vendas të stadiumit”, duke shpjeguar se “rregulloret e UEFA-s përcaktojnë se 5% e kapacitetit të stadiumit duhet të lihet për miqtë”.

UEFA kujton se “përgjegjësia për menaxhimin e sigurt të spektatorëve dhe politikat përkatëse të biletave përcaktohen nga organizatori i ndeshjes dhe autoritetet kompetente”. Në rastin konkret, mes dy klubeve u diskutua për masat që do të ndërmerren. Në fund, shënimi përfundon duke shpjeguar se “UEFA aktualisht është duke e shqyrtuar çështjen”.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?