Armela Krasniqi kryetare e AMA-s

Skandali me pagat, AMA thirrje mediave: Respektoni ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale

24 Dhjetor 2021, 13:31| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 14:31

  • Share

Pas publikimit të bazës së të dhënave personale të qytetarëve siç janë numrat e ID-së dhe të pagave në sektorin shtetëror dhe privat, Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Në një shkresë drejtuar mediave, AMA ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.

Sipas AMA-s ‘referuar parimeve themelore të veprimtarisë së mediave audiovizive, të parashikuara në dispozitat e ligjit nr. 97/ 2013 ‘Për mediat audiovizive, në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, operatorët e shërbimit audioviziv gjatë veprimtarisë së tyre duhet të respektojnë dhe të garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private. Në mënyrë më të detajuar, parimet, rregullat, kërkesat dhe praktikat në transmetimet audiovizive përcaktohen në Kodin e Transmetimit.

‘Kërkojmë nga ana juaj respektimin e kërkesave të ligjit tonë organik dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si një e drejtë kushtetuese.’- njofton AMA.


Lajmi kryesor:

Skandali i pagave, jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, në dispozicion të hetimeve! Publikohet sot edhe lista e targave! AMA, mediave: Respektoni privatësinë


M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?