Skandali me median online në Shqipëri, lajme ‘copy paste’, Cukali: Një lodhet për lajmin, tjetri e kopjon

14 Korrik 2022, 20:35| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 21:02

  • Share

Kopjimi i lajmeve po shikohet si problem shqetësues nga gazetarë, të cilët organizuan edhe tryezën e parë mbi “Çështjet e të drejtës së autorit dhe mediat e reja”. Gazetari Koloreto Cukali paraqiti një panorame reale se çfarë ndodh sot në media.

“Një nga problemet e medias shqiptare është se nuk respektohet e drejta e autorit. Dikush punon dhe lodhet për të bërë një lajm dhe dikush tjetër e kopjon në 10 sekonda”, u shpreh gazetari, Koloreto Cukali.

Sipas Koloretos kopjimi jo vetëm që ka shkelur mbi të drejtën e autorit, por ka afruar një situatë amorfi në profesionin e gazetarit 

“Ka 2 probleme të mëdha, e para mediat duken njëlloj dhe humbasin identitetin, dhe mbi të gjitha mbijetojnë në treg edhe media që nuk punojnë. Kanë vetëm kopjuesin. Ndërkohë që dikush tjetër punëson gazetar për të prodhuar lajme mediatike”, tregoi ai.

Në tryezën e diskutimit u fol për një rishikim të ligjit dhe mundësia për tu afruar me propozime konkrete për të rregulluar problemin që do të afronte një standard të ri për mediat.

“Hapi i parë është për të kuptuar cilat janë mangësitë e kuadrit ligjor. Hapi tjetër është për të propozuar një nismë ligjore për tëpërmisuar, ku është e mundur kuadri ligjor”, thotë Cukali.

I ashpër në qëndrim ishte edhe Mark Marku, i cili tha se asgjë nuk mbrohet me ligj përderisa kopjohet gjithçka nga një lajm i thjeshtë, deri të prodhimet më të rëndësishme gazetareske. Problemin më të madh, e shohin tek mediat online që janë të shumta në numër.

“Produkti i tjetër minimumi ta dish se është i kësaj media,. Mos të ndryshojë titullin, përmbajtjen. Të paktën që përmbajtja jote të shkoje ashtu siç është, ose të marrë lejen në momentin që e boton”, tha Mark Marku.

 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toti: 15/07/2022 02:41

    Skandal jane ekomentuesit e Fuges qe edhe shokut Enver do i ishin merzit.

    Përgjigju
  • Dajti: 14/07/2022 23:41

    KOloreto ka kohe qe po presim te besh nje shkrim ku te ngresh ne qiell me levdata sali Berishen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?