Manipulimin e zgjedhjeve, ekspertët e UEFA-s takim sot në FSHF me shoqatave rajonale! Shkon edhe kreu i shoqatës Tirana, Prodani: E mora vesh nga mediat

16 Shkurt 2022, 08:56| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 12:57

  • Share

Delegacioni i UEFA-s, që ka mbërritur prej disa ditës në Shqipëri, vijon me shqyrtimin e akuzave për manipulime të zgjedhjeve nga ana e FSHF-së nëpërmjet votimeve në Shoqatat Rajonale.

Delegacioni i përbërë nga Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve) po zhvillojnë sot në ambientet e FSHF, një takim me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave që kanë bërë padi për pretendimet e tyre mbi parregullsi në zgjedhjet e zhvilluara në shoqatat rajonale. I pranishëm në mbledhje është edhe Eduard Prodani i cili u njoh nga gjykata si Kryetar i shoqatës së Tiranës. Para se të hynte në takim Prodani tha se nuk është njoftuar për këtë takim por e ka marrë vesh nga mediat. 

Ekspertët e UEFA-s do të përgatisë më pas një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin dhe Kryeministrit Rama e Presidentit Duka.

FSHF këto ditë po kalon në sitë të plotë nga ndërkombëtarët që kanë marrë sinjalizime për parregullsitë lidhur me procesin zgjedhor në shoqatat rajonale të futbollit për zgjedhjen e kryetarit të tyre. Kujtojmë se para disa ditësh FSHF mbylli përmes një procesi manipulativ zgjedhjet në 8 shoqatat rajonale të futbollit që kanë gati 50% të votave në asamblenë e 2 marsit.

Më 10 shkurt Gjykata e Tiranës rrëzoi asamblenë e mbajtur në zyrat e FSHF në 24 janar që zgjodhi Krenar Alimehmetin dhe njohu Asamblenë e Shoqatës rajonale të futbollit Tiranë që zgjodhi Eduard Prodanin si kryetar FSHF ende nuk ka reaguar. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës pritet që e njëjta gjë të ndodhi edhe me zgjedhjet në shoqatat e tjera pas denoncimeve për manipulime që janë bërë në Prokuroritë përkatëse. Në gjykatë për manipulimet e federatës janë edhe shoqatat e Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta.

Në këtë situatë shanset më të mëdha janë që në 2 mars të mos ketë garë dhe Asambleja zgjedhore e FSHF të shtyhet. Në garë janë të konfirmuar Armand Duka, komentatori Dritan Shakohoxha dhe ish-sekretari i përgjithshëm i federatës Sulejman Starova.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?