Skandali i 'Tires'/ Urdhër i ri në spitalin Infektiv, nga sot nuk lejohet që të futen ushqime te pacientët nga të afërmit

11 Shkurt 2021, 11:02| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 16:04

  • Share

Sipas një urdhri të ri në spitalin Infektiv, duke nisur nga dita e sotme nuk do të lejohet që të futen ushqime për pacientet e shtruar.

Ky urdhër i ri u është komunikuar familjareve sot të cilët shkonin në spital për të sjellë ushqime për të afërmit që kanë të shtruar por janë kthyer me qeset në duar. Të afërmit kanë thënë se u ëshë komunikuar se do t'u lejohet që tu dërgojnë familjarëve të shtruar vetëm sende personale.

Një ditë më parë u zhvillua seanca gjyqësore për 4 bashkëpuntoret e Tires, e cila merte para për tu dhënë shërbim pacientëve brenda spitalit COVID 2. Në këtë seancë prokurori cështjes, deklaroi se ka nisur hetim edhe për futjen e ushqimeve brenda spitalit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i spitalit Infektiv, që përmes një urdhëri të ri gjatë ditës së sotme ka ndaluar futjen e ushqimeve brenda në spital. 

Më herët ministrja Ogerta Manastirliu e pyetur nga gazetarët nëse spitalet COVID ofrojnë ushqim tre vakte për të shtruarit, pasi familjarët shihen çdo ditë me qese nëpër duart, ajo tha se pacientët trajtohen me dieta nga mjekët, por ushqimet nga familjarët lejohen pasi është edhe një lloj kanali komunikimi i tyre me familjarët që janë të shtruar.

Situata nga koronavirusi në vendin tonë vazhdon që të jetë mjaft problematike. Nga sot Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka vendosur që kufizimi i lëvizjes të fillojë në orën 20:00. Kjo pasi vendi ynë njohu rritje të madhe të të infektuarve në ditët e fundit duke shënuar rekord pas rekordi. Ekspertët thonë se rritja e shifrave mund të ketë ardhur si pasojë e mutacioneve të COVID, ai afrikan ose britanik, e megjithatë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht. Pritet përgjigja e 50 mostrave që janë dërguar në laboratorin e Londrës.

Nisur nga fakti që ka pasur një ulje të grupmoshave të infektuara, është marrë vendimi që shkollat e mesme në 10 bashki, të zhvillohet online, e ndërsa për Universitetet do të zgjatet sezoni i provimeve, por nuk do të ketë rikthim në auditore, pavarësisht këmbënguljes së studentëve

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokol: 12/02/2021 20:26

    Spak eshte i krijuar Sic ka dashur kryeministri.nuk kan nje ceshtje te ndonje politikani te korruptuar per ta shqyrtuar apo vjedhjet i ka bere te gjitha tirja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?