Skandali i Tire Alldërvishit, Rama: Mesazh i qartë për të gjithë! Shëndetësia sot as nuk krahasohet me 7 vite më parë

9 Shkurt 2021, 11:42| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 12:03

  • Share

 

Në fillim në komunikimit me mediat, në konferencën që po zhvillohet për shëndetësinë, Kryeministri Rama preku çështjen e arrestimit të 3 infermiereve dhe 1 sanitareje ditën e djeshme pasi bashkëpunimin me Tire Alldërvishin, për skandalin e korrupsionit në spitalin "Shefqet Ndroqi".

Rama tha se është lajm shumë i mirë sepse është një mesazh shumë i qartë në radhë të parë për qytetarët, të cilët nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në drejtimin që e shohin të arsyeshëm.

"Është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha që për fat të mirë është një pakicë e vogël por një pakicë e mjaftueshme për të ndotur imazhin, pastërtinë e bluzave të bardha, për të ndotur rrugën e transformimit. Është një mesazh i qartë edhe për të ardhmen sepse unë besoj se kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në sistemin shëndetësor është thellimi i reformës të sistemit. Do të arrijmë që spitalet publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët me shpërblimin motivues për mjekët. Kjo është një ambicie e cila nuk mund të shihte rrugën e realizimit më parë, pa shtruar në fillim bazën e të gjithë infrastrukturës tonë spitalore.  Sigurisht që mbetet ende më shumë për tu bërë nga çështë bërë por as nuk krahasohet me situatën ku ishte 7 vite më parë, një skandal dhe turp i pashembullt në mes të Evropës", tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Rama: Arrestimi i bashkëpunëtoreve të Tires, lajm shumë i mirë! Do ketë shtrëngim të masave anti-COVID, nesër mblidhet Komiteti


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?