Foto ilustruese

Skandali i madh i Kupës së Botës, 8 lojtarë të Ekuadorit morën ryshfet për të humbur ndeshjen me qëllim kundër Katarit

18 Nëntor 2022, 10:04| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 10:17

  • Share

Të dielën në 17:00, pritet që stadiumi të mbushet plot me futbolldashës të cilët do të ndjekin ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit që hap Kupën e Botës 2022.

Por mesa duket, ende pa qenë në ankthin dhe adrenalinës se kush do të ‘rrëmbejë’ Kupën e Botës, 8 lojtarë të Ekuadorit kanë pranuar të marrin ryshfet për të humbur qëllimisht ndaj Katarit, duke na njohur kështu me rezultatin.

Sipas raportit, Katari u ofroi ekuadorianëve që do t'i linin të fitonin 1:0 me një gol në pjesën e dytë në këmbim të një tarife të majme. Publikime të tilla është e vështirë të injorohen, pasi Katari është akuzuar në të kaluarën se i ka dhënë ryshfet FIFA-s me miliona dollarë për t'u zgjedhur si organizator i Kupës së Botës.

Sipas Amjad Tah (Mail Sport) , ekspert në çështjet strategjike politike dhe drejtor rajonal i qendrës britanike në Arabinë Saudite, tetë lojtarë ekuadorianë dyshohet se u janë dhënë ryshfet 7.4 milionë dollarë në këmbim të fitores në ndeshjen kundër Katarit.

Tre ditë para fillimit të Kupës së Botës, as qeveria dhe as Federata e Futbollit të Katarit nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?