Skandali i fshehur në Rinas/ 'Si më vodhën 500 € në valixhe! Mamaja m'i dha për nusen nga Amsterdami'

17 Prill 2019, 14:05| Përditesimi: 17 Prill 2019, 14:09

  • Share

Pas dhënies së lajmit në Report Tv, të sinjalizimeve të policisë në aeroportin e Rinasit për vjedhjen e sendeve në valixhet e pasagjerëve, kanë ardhur denoncimet e para në Shqiptarja.com. Një shqiptar i cili jeton në Amsterdam, thotë se ka rënë vetë pre e vjedhjes në aeroport.

"Doja t'ju falenderoja për lajmin e nxjerrë për vjedhjet në Rinas. Mua më vodhën 500 euro në linjën Tiranë-Amsterdam. Nuk di ku të ankohem apo kë të denoncoj. Ka shumë të rinj si puna ime, kemi dëshirë të vimë në vendin tonë për pushime por edhe kur ndodhin këto gjëra, na vjen neveri. Unë jam i martuar në Amsterdam, dhe ime më bleu një portofol për nusen time. I futi 500 euro brenda, por kur arrita në shtëpi, hapa valixhen dhe desh luajta mendsh kur nuk pashë lekët", rrëfen ai për Shqiptarja.com.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 20/05/2019 10:43

    Të vjedhesh në aeroport tregon se ata që punojne aty janë futur me mik, pa plotesuar kriteret ose hajduterine e kanë në gjak. Por edhe te futesh lek në valixhe tregon prapambetje. Fshatarët kanë ikur nga fshati, por fshati nuk ka ikur prej tyre... Lekët mund ti kesh në bankë dhe kur arrin ne Shqiperi, I terheq nga banka, i fut tek portofoli dhe menjehere bën dhuratën. Sot ka banka, nuk mbahen më paratë neper jastëqe, dyshekë, çorape dhe brekë!

    Përgjigju
  • Luçi Nishtulles: 17/04/2019 21:13

    Paske ngel ne vitet 80 ti motra nga libovsha sa te qeka bo kofsha. Akoma te parfumi CK je ti? Avash tu tregu me detaje.

    Përgjigju
  • Tatjana Beqiraj: 17/04/2019 15:38

    Eshte e vertete qe behen vjedhje ...kam zbrit ne Rinas ne daten 09 prill ora 14.20 dhe valixhja qe kisha ne bagazhet e avionit nuk kishte pullen e vandosur ne nisje dhe me kishin vjedhur parfumin Kalvinklein

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?