Skandali i financimit të Kryemadhit nga kompanitë ruse, reagon Balla: Edhe Meta në bordorotë e Kremlinit, aksioner me oligarkët e Putin

15 Mars 2023, 16:14| Përditesimi: 15 Mars 2023, 16:16

  • Share

1678544453_Screenshot9.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar ku biznesmenë rusë të kompanive të naftës, kanë bërë pagesa ndaj deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi në vitin 2017.

Balla shkruan se dokumentet e publikuara tregojnë se ashtu si Berisha, edhe Meta është aksioner në kompanitë e oligarkëve të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Aleanca e rublave nuk le shumë vend për hamendësime. Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në bordorotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentat e zbuluara, qenkan edhe aksionerë në kompanitë e oligarkëve të Putinit”- shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

SKANDALI/ Kryemadhi është financuar nga para ruse! Në 2017 mori pagesa nga kompani offshore të biznesmenëve rusë të naftës, mbështetësit më të mëdhenj të Putin (TRANSFERTAT)


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?