Skandali i basteve në Itali! Publikohet një tjetër emër, Zaniolo qan para hetuesve

13 Tetor 2023, 16:30| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 19:23

  • Share

Bota e futbollit në Itali po mban frymën. Katër futbollistë shumë të njohur si Nicolo Fagioli, Sandro Tonali, Nicolo Zaniolo dhe Zalewski i Romës akuzohen se kanë vendosur baste sportive online në platforma të palejuara.

Skandali u bë publik nga ish-paparaci shumë i njohur në Itali, Fabrizio Corona, i cili fillimisht tha se ‘Nicoli Fagioli i Juventusit është i varur nga bastet sportive’. Pa kaluar ende fortuna e asaj që po ndodhte, ish-paparaci përmendi emrat e dy futbollistëve të tjerë, Sandro Tonalit dhe Nicolo Zaniolo-s, të cilët ishin në grumbullim me kombëtaren italiane.

Menjëherë policia italia mësyu në ‘coverciano’, qëndrën stërvitore të kombëtares italiane, ku mori në pyetje futbollistët, ndërsa u sekuestroi edhe telefonat. Për shkak të presionit të madh të krijuar federata italiane i largo inga grumbullimi, ndërsa mediat italiane shkruajnë se Zaniolo është përlotur teksa jepte dëshminë. Ai ka pranuar se ka luajtur baste, por jo në futboll dhe se nuk kishte dijeni se platformat ishin jo legale.

Për çështjen prokuoria e Torinos ka nisur një hetim më herët se të bëhej publike nga paparaci, ndërsa njëkohësisht po heton edhe federata italiane. Nëse futbollistët shpallen fajtorë, sëbashku me Zaleëskin e Romës të përmendur sot, rrezikojnë jo më pak se 3 vite përjashtim. Ky dënim mund të ulet vetëm nëse futbollistët pranojnë fajësinë. Gjithsesi ish-paparaci Corona thotë se do të bëjë publikë të tjerë emra të mëdhenj në futbollin italian të cilët kanë vënë baste sportive. Dyshimet janë se pas këtyre platformave fshihen organizata kriminale.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?