Andrea Pirlo dhe dy nga lojtarët nën akuzë

Skandali i basteve në Itali, Andrea Pirlo: S'e kuptoj, kanë punën më të bukur në botë

16 Tetor 2023, 17:16
  • Share

Prej ditësh në Itali është duke bërë zhurmë hetimi në lidhje me futbollistët e Serie A të përfshirë në bastvënie të paligjshme në platforma ilegale, si edhe fshehja e të ardhurave që vinin ky aktivitet.

Yjet e futbollit italian si Sandro Tonali, Nicolo Zanioli, Nicolo Fagioli si dhe talenti polak i Romës, Nicola Zaleëski po dyshohen për bastvënie. Futbollistët në fjalë janë intervistuar nga policia italiane dhe tani janë duke u kryer hetime ndaj tyre.

Në lidhje me këtë hetim ka folur edhe Andrea Pirlo. Trajneri i Sampdorias dhe një ikonë e futbollit italian, ish-mesfushori nuk arrin ta kuptojë veprimin e tyre, duke treguar se kanë punën më të bukur në botë.

"Më vjen keq për atë që ndodhi, sepse ata janë lojtarë të rinj dhe janë një pasuri për futbollin tonë. T'i shohësh këta djem të përfshirë në këtë lloj situate, është e pakëndshme. Unë fola me lojtarët e mi sot për këtë temë. Le të shpresojmë që të mos ketë raste të tjera. Duhet të kemi kujdes", tha Pirlo.

Për ish-trurin e mesit të fushës, lojtarët kanë punën më të bukur në botë.

"Lojtarët kanë punën më të mirë në botë dhe nuk ka kuptim të humbasin kohë në këto situata. Ata kanë gjithçka që duan. Kanë para, sukses, famë. Pra, nëse e hedhin karrierën poshtë për këto lloj gjërash, është shumë keq. Na vjen keq, shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze", tha Pirlo.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 17/10/2023 14:48

    Per kete i dashur Pirlo, futbolli italian po shkon ne gremine. Futbolliste te huajne çdo skuader te Seria A. Para dhe fame nga instagrami. Femra dhe Champagne per festa naten vone. Dhe tani bastet, bixhozi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?