Ministri i Sporteve në Italia Andrea Abodi

Skandali i basteve, ministri i sporteve në Itali: Të tillë futbollistë të mos shkelin më në kombëtare

22 Tetor 2023, 15:26| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 15:30

  • Share

Ministri i Sporteve në Itali ka propozuar një masë të ashpër për futbollistët të cilët merren me baste. Andrea Abodi nuk e kapërdin dot faktin se disa prej lojtarëve më me emër aktualisht në Seria A, por edhe te kombëtarja ‘axurre’, janë përfshirë në skandalin e basteve. Bëhet fjalë për Nicolo Zaniolo-n, Sandro Tonalin, Nicolo Fagioli-n dhe Zaleëskin. Dy të parët janë pjesë edhe e kombëtares së Italisë. Në vijim kushdo që është i përfshirë në baste sipas ministrit të sporteve nuk duhet të shkelë më në kombëtare.

“Kush vë baste të mos shkelë më në kombëtare, mendoj se do të ishte një normë që do të prekte sedrën e futbollistëve. Fundja, të luash për kombin tënd do të thotë respekt, krenari, por nëse këta futbollistë nuk e kanë diçka të tillë për veten e tyre, si mund ta kenë për kombëtaren. Kështu që mund të jetë një normë, e cila mund të vlerësohet dhe të hyjë në fuqi,”-u shpreh Abodi.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?