Andi Verçani dhe Armand Duka

Skandali i Armand Dukës dhe mercenarëve të tij, gazetari: Censurojnë të gjithë mediat që ishin kundër tij në zgjedhje

29 Mars 2022, 16:28| Përditesimi: 29 Mars 2022, 16:43

  • Share

Presidenti i FSHF-së i pezulluar nga Gjykata e Tiranës, Armand Duka, ka nisur hakmarrjen ndaj gazetareve kritik ndaj tij në zgjedhjet e fundit.

Në sfidën e sotme miqësore sot ndaj Gjeorgjisë, departamenti i komunikimit në FSHF, që drejtohet nga disa mercenarë të rëndomtë, kanë vendosur që të mos akreditojnë asnjë media që ka qenë kritike ndaj Armand Dukës në fushatën e fundit zgjedhore.

Report Tv është një nga mediat, që është censuruar nga FSHF-ja e Armand Dukës, vetëm me arsyen se ata ka qenë kritik ndaj tij në zgjedhjet fars, që zhvilloi pak javë më parë, ku edhe pse u rizgjodh me votat e punonjësve të tij, nuk ka marrë ende legjitimitetin nga Gjykata që po heton shkeljet dhe manipulimet e tij.

“Turpi i lënies jashtë të kolegut, Ernest Koçi, nga ndeshja Shqipëri-Gjeorgji! Ka televizione dhe media që kanë marrë nga dy apo më shumë akreditime për ndeshjen e kombëtares, ndërsa në tribunën e medias vijnë njerëz që nuk kanë lidhje me terrenin, por nuk ka vend për një gazetar të përkushtuar dhe pozitiv, si Nesti! Përplasjet për Asamblenë nuk mund të kalojnë në supet e gazetarëve që punojnë për të mbajtur familjen!”, shkruan në rrjetet sociale gazetari sportiv Bledar Kuka.

Postimi i këtij të fundit ka sjellë dhe solidarizimin e shumë gazetarëve të tjerë, të cilët kanë dënuar veprimet e FSHF-së e cila prej vitesh funksionin si biznes privat i Armand Dukës.

Një ditë më parë FSHF refuzoi, akreditimin e Report Tv për ndeshjet e Kombëtares, duke bërë një akt censure kundër një media të pavarur. Hyrja në tribunën e shtypit realizuar në stadiumin e ri ‘Air Albania’ sipas standarteve të fiksuara nga Uefa, është një parim i respektuar në të gjithë stadiumet e botës. Gazetarët nuk kërkojnë akteditim në tribunën e shtypit si tifozë, por si operatorë të informacionit që duhet të informojnë tifozët dhe opinionin publik mbi ndeshjet që luhen. Kjo e drejtë iu është mohuaa gazetarëve të Report Tv.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redi: 29/03/2022 18:54

    Kushdo qe censuron eshte imoral dhe maskara. Perfshire jo vetem kur u ndodh gazetareve apo mediave nga te tille si Duka, por edhe kur qytetare censurohen nga media kur kritikojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?