Foto nga festa e çmendur

Kronikë

Skandali/ Festa e çmendur e të rinjve me drogë në Itali, arrestohet 32-vjeçari shqiptar pasi u kap me kokainë e hashash në makinë, do ta dërgonte te eventi! Frika e organizimit në Shqipëri

21 Gusht 2021, 07:35| Përditesimi: 21 Gusht 2021, 08:35

  • Share

Një festë ilegale ku të rinjtë nga Evropa që prej të premtes së kaluar, tërboheshin me drogëra u ndalua nga policia dy ditë më parë në fshatin Valentano, pranë Romës, ndërsa në lidhje me skandalin vijojnë të publikohen të tjera lajme. Sipas mediave italiane, autoritetet kanë arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, pasi iu gjetën 199 gramë hashash marijuhanë e kokainë në automjet.

Për policinë, 32-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka thënë se sasinë e lëndës narkotike që kishte me vete, do ta çonte te festa. Shqiptari u arrestua në Chiusi, provinca e Sienës.

Droga ishte e futur në një kapuç, nën xhamin e përparëm të makinës. Rreziku i imitimit të kësaj feste është shumë i madh, ndërsa një nga pjesmarrësit tregoi se  destinacioni i radhës është Shqipëria, më 1 shtator.

"Takimi tjetër është përcaktuar 1 shtatori në Shqipëri. Por detajet në lidhje me eventin do të bëhen publike në grupet e Telegramit", thotë ai. 

Polemikat në Itali nuk ndalen, ndërsa shumë i mëshojnë faktit se me sa lehtësi u organizua një festë e një madhësie të tillë, me rreth 10 mijë njerëz nga e gjithë Europa.

Në festën e çmendur, të quajtur "Rave Party", janë përdorur e tregtuar lëndë të shumta narkotike, ndërsa pjesmarrësit mblidhen individualisht dhe informohen përmes grupeve në Telegram ose ËhatsApp, e po ashtu edhe përmes fletushkave.

Festa e organizuar është pa rregulla dhe e tërbuar, ku të rinjtë festojnë me muzikë të lartë dhe konsumojnë lëndë narkotike.

Në Itali, policia u detyrua të ndërhyjë pas vdekjes së një 25-vjeçari. Burri, i lindur në Londër, por banues në veri të Italisë, u gjet i vdekur në një liqen pranë Viterbo të hënën pasi mori pjesë në festën ilegale dhe mbajtja e një të mundshme në Shqipëri normalisht duhet parë me shqetësim.

 Eventi për të parën herë është organizuar në Francë dhe më pas pati tentativa për tu mbajtur edhe në Belgjikë dhe Gjermani, por të cilat dështuan për shkak të ndërhyrjes policore.

Ora 13:40
Skandalet e Rave di Viterbo, festa e çmendur në Itali! 8 pjesëmarrë paraqiten lakuriq në supermarket

Skandalet e Rave di Viterbo, nuk kanë të sosur në Itali.  Në vend është përhapur frika se pas festës së shthurur në Valentano, do të ketë një shpërthim të rasteve të reja me COVID-19.

Në festë deri tani janë tre mijë persona të identifikuar, një mijë vetura, dhjetë persona të arrestuar në prefekturën e Grosseto, sepse posedonin sasi të vogla lëndësh narkotike, 60 gram hashash dhe kokainë të sekuestruar.

Dy të rinj janë vënë nën arrest shtëpie për shkak të kundërshtimit dhe sulmit të një zyrtari publik.

Ndërkohë që janë ndaluar edhe tetë persona të cilët kanë shkuar në një supermarket në Manciano, pa veshur asnjë veshje.

Ka nga ata që, në fund të festës së tërbuar qëndruan në zonë si turistë duke vizituar edhe Fontana di Trevi.

Sesi u mund të organizohej një festë e tillë pa asnjë lloj autorizimi dhe për më tepër pa asnjë masë mbrojtëse kundër COVID-19 mbetet ende surprizë.

Rave zgjati gjashtë ditë, nuk u respektua distanca fizike, me mijëra pjesëmarrës, në tokë private, në të cilën pati me qarkullim të drogës dhe alkoolit dhe u shënua një viktimë , Gianluca Santiago.

Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese kërkoi që situata të tilla të mos përseriten më, por ndërkohë kanë filluar përgatitjet për takimin tjetër rave në Shqipëri, ku janë filluar të shpërndahen ftesat e para në Telegram dhe WhatsApp kanë filluar të shpërndahen.

Komento

Komente

  • Iris: 21/08/2021 23:40

    Kjo nuk eshte as gje e re,as e jashtzakonshme.Ne Woodstock festival/1969 LSD e marjuana shoqeruan festen deri ne fund;ne Monterey festival ketyre iu shtua dhe nje incident i pergjakshem.

    Përgjigju
  • aldo: 21/08/2021 06:11

    po pse cuditeni ju dhe hiqeni sikur nuk eshte bere me pare nje feste e tille ketu ne shqiperi?! jo me larg se para 2 muajsh ne kohe pandemie, kur ora policore ishte akoma ne 22 te darkes shteti lejoi UNUMIN ne Lezhe, nje feste ku mijra te rinj pine dhe u droguan per 72 ore rresht (nderkohe qe diskotekat ne vend qe paguajne taksat dhe demin qe u eshte bere rrinin mbyllur dhe vazhdojne dhe sot).

    Përgjigju
    • Vlora: 21/08/2021 13:24

      Diskot nuk jane te mbylluara dhe droga eshte lum njesoj si ne rave pary.

  • New: 21/08/2021 06:01

    Lereni popullin te jetoj mos ia kufizoni lirite, s*x , Drog, muzik = jeta e fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?