Skandal te Barcelona, presidenti bashkpunon me një kompani për denigrimin e figurave si Messi e Xavi

17 Shkurt 2020, 15:40| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 15:41

  • Share

Klubi i Barcelonës vijon të përflitet për skandal pas skandali. Së fundmi gazeta ‘Cadena Ser’ pretendon ka zbuluar një gjest tepër të shëmtuar të presidentit Bartomeu, i cili sipas këtij burimi bashkpunon me një kompani të quajtur I3 Ventus, e cila ka disa llogari në rrjetet sociale ku përpiqet të njollosë disa emra të shquar në klubin katalanas, që janë armiqtë e presidentit.

Bëhet fjalë për Gerad Pique, Pyol dhe Xavi. Gjithashtu kësaj nisme të presidentit nuk i ka shpëtuar as Pep Guardiola, por edhe superylli skuadrës Lionel Messi.

Pritet që në orët në vijim klubi të dalë me një deklaratë mbi këtë lajm, pasi kjo është diçka e rëndë sidomos për presidentit. Kujtojmë se në ditët e kaluar një tjetër lajm tronditi jo pak kampin katalanas. Griezmann akuzonte Messi-n me shokë se nuk e donin në skuadër, ndërsa akoma më herët një debat publik mes Messi-t dhe drejtorit sportiv Abidal tronditi jo pak ambientin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?