Alcaraz dhe Djokovic

Skandal në Wimbledon, babai i Alcaraz filmon stërvitjen e Djokovic

13 Korrik 2023, 16:36| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 16:37

  • Share

LONDËR - Një skandal i madh ka ndodhur në turneun e tenisit Wimbledon pak ditë më parë, kur babai i Carlos Alcaraz vendosi të regjistrojë stërvitjen e tenistit serb. Novak Djokoviç po përgatitej për fundin e turneut dhe spanjolli ka kapur disa detaje në kamera, në mënyrë që më pas të ketë mundësinë të shohë se çfarë po bën rivali më i madh i djalit të tij, në garën për titull.

Djokovic protestoi, por në atë moment nuk mund të bëhej asgjë më shumë. Duket se tensionet u sheshuan, teksa Carlos Alcaraz pranoi atë që ndodhi në konferencë pasi arriti në gjysmëfinale.

“Ndoshta, babai im është një adhurues i madh i tenisit. Ai nuk i shikon vetëm ndeshjet e mia... Ai ndjek stërvitjen e të gjithë tenistëve. Duke ditur që ai ka pasur mundësinë ta shikojë Djokoviçin live, ndoshta është e vërtetë. Nuk mendoj se është një avantazh. Unë kam shumë xhirime të Djokoviçit në çdo platformë. Nuk mendoj se është një avantazh”, tha i riu spanjoll.

Alcaraz dhe Djokovic tashmë kanë arritur në gjysmëfinalet e Wimbledon dhe duke gjykuar nga loja dhe forma e tyre, ka shumë gjasa që të luajnë ndeshjen finale. 20-vjeçari spanjoll prej muajsh mban vendin e parë në renditjen botërore të tenisit, me serbin që është i dyti dhe ky turne është i rëndësishëm për të.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?