Foto nga programi 'Masterchef'

Skandal në programin 'MasterChef' në Spanjë, 44 persona helmohen nga ushqimi

13 Prill 2023, 16:39| Përditesimi: 13 Prill 2023, 16:45

  • Share

Më shumë se 40 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi si pjesëmarrës në programin televiziv të gatimit “ MasterChef ”në Spanjë. Producenti i programit ka kërkuar falje publike, pasi u transmetua episodi i papublikuar më parë.

Lojtarët e garës së kuzhinës përgatitën një menu për 120 punëtore, 44 nga të cilët janë helmuar pasi kanë shijuar pjatat që u janë servirur.Nën drejtimin e kuzhinierit të njohur spanjoll, Rakel Cernicharo, garuesit përgatitën pjata me ushqim deti si levreku dhe midhjet, ndërsa për ëmbëlsirë iu kërkua të bënin një cheesecake japoneze me alga deti.

Zyrtarët shëndetësorë në Valencia konfirmuan për mediat lokale se 44 darkues të ftuar në një regjistrim të programit MasterChef më 19 janar pësuan helmim nga ushqimi. Episodi u transmetua në fillim të kësaj jave. Simptomat përfshijnë të vjella dhe diarre.

MasterChef është një emision i njohur gatimi televiziv me realitete i transmetuar në disa vende ku garuesit bëjnë një sërë pjatash, të cilat vlerësohen nga ekspertë.Raportet u shfaqën fillimisht në Twitter, ku një grua raportoi se ajo ishte një nga shumë njerëz që ishin sëmurë pasi shijuan ushqimin e shërbyer jashtë një akuariumi në Valencia për stafin si pjesë e programit.

Sidoqoftë, zyrtarët nuk ishin në gjendje të gjenin burimin e infeksionit për shkak të kohës që kishte kaluar nga ngjarja që do të thotë se nuk kishte mbetur ushqim për t'u testuar.

Producenti i programit, u kërkoi falje të prekurve ku tha se ky është një rast absolutisht i jashtëzakonshëm në këto 11 vite MasterChef në Spanjë, një program ku është prioritet absolut garantimi i kujdesit ushqyes të njerëzve të përfshirë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?