Neritan Novi dhe foto nga ndeshja e sotme

Skandal në futbollin shqiptar, trajneri Neritan Novi sherr me lojtarin e tij! Selimaj në urgjencën e Sarandës

25 Janar, 18:33| Përditesimi: 25 Janar, 20:41

  • Share

SARANDË - Do duhej të ishte një ndeshje përgatitore, por sfida mes Butrintit dhe Memaliajt ka degraduar në sherr që përfundoi me lojtarin e sarandiotëve në urgjencën e spitalit.

Trajneri i Butrintit, Neritan Novi është përleshur me lojtarin që drejton, Albi Selimaj. Shkak është bërë një konflikt mes tyre për minutazhin në fushë dhe lojtari së bashku me një të afërmin e tij janë përplasur me trajnerin në pushimin e ndeshjes. 22-vjeçari është konfliktuar me Novin, teksa më pas në ambientet e stadiumit "Andon Lapa" në sherr është përfshirë edhe drejtori i klubit dhe persona të tjerë.

Pas sherrit me trajnerin, Selimaj është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Një skandal i vërtetë në Sarandë, ku pikë së pari sporti është edukim për të gjithë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • noli: 25/01/2024 20:43

    Toke e djegur shqiperia, vetem gangsterat dhe horrat drejtojne vrasin e shkelin kedo!! As nuk ekziston shteti fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?