Novak Djokovic

Skandal në 'French Open', Djokovic: Kosova është zemra e Serbisë, ndaleni dhunën

29 Maj 2023, 21:36| Përditesimi: 29 Maj 2023, 21:38

  • Share

Tenisti serb, Novak Djokovic ka dhënë një mesazh kundër Kosovës pas fitores në ndeshjen e parë të Grand Slamit “French Open”. Djokovic në raundin e parë triumfoi kundër Aleksandar Kovacevic 3:0 (6:3, 6:2, 7:6) në sete.

Pas duelit, serbi mori një stilolaps dhe në ekranin e kamerës shkroi mesazhin me përmbajtjen “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”. Kjo nuk është hera e parë që Djokovic përkrah gjëra të tilla që janë kundër Kosovës, e që pothuajse në çdo ndeshje sportive shfaqen nga tifozët serb.

Gjihçka vjen pas tensioneve të ditëve të fundit në veriun e Kosovës, me pjesën e popullsisë serbe që nuk lejon kryetarët e zgjedhur të komunave të futen në zyrë.

Në kanalet e komunikimit reagimet kundër tenistit ishin të shumta dhe shumë kërkuan skualifikimin e tij nga sporti i tenisit. Ai kritikohet për përhapjen e propagandës.

“Novak Djokovic duhet të ndalohet nga çdo aktivitet sportiv. Është shumë e rrezikshme ta lëmë atë të përhapë propagandë të rreme që çoi në vdekjen e mijëra shqiptarëve të Kosovës”, shkruhet mes të tjerave nga tifozët.

Mesazhi i Djokovic

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?