Lojërat Olimpike

Skandal në Francë, vidhen planet e sigurisë për Lojërat Olimpike 'Paris 2024'

28 Shkurt, 11:22
  • Share

PARIS - Një çantë që përmbante një kompjuter dhe dy memorie USB që mbanin planet e sigurisë së policisë për Lojërat Olimpike të Parisit është vjedhur në një tren në stacionin Gare du Nord të kryeqytetit francez.

Këtë verë në Paris mbahen Lojërat Olimpike dhe policia dhe siguria kishin hartuar planin e masave, që mesa duket është në duar jo të sigurta, pasi inxhinieri i bashkisë së Parisit i angazhuar me këtë punë është treguar jo i kujdesshëm.

Çanta i përkiste një inxhinieri nga komuna e Parisit , tha policia të martën vonë, duke konfirmuar një raport nga televizioni BFM, duke shtuar se ai e kishte vendosur çantën në ndarjen e bagazhit mbi ulësen e tij.

Meqenëse treni i tij ishte vonuar, ai vendosi të ndërrojë trenat në momentin që zbuloi vjedhjen. Inxhinieri tha se kompjuteri i tij i punës dhe dy USB përmbanin të dhëna të ndjeshme, veçanërisht planet e policisë bashkiake për sigurimin e Lojërave Olimpike verore të këtij viti.

Dy mijë policë të komunës së Parisit dhe rreth 35.000 personel sigurie do të vendosen gjatë Lojërave Olimpike verore, të cilat zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht. Kryeqyteti francez, Parisi ka qenë shpeshherë objekt i sulmeve dhe për Lojërat Olimpike pritet të ketë një siguri jashtëzakonisht të madhe.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?