Wissam Ben Yedder

Skandal në Francë, sulmuesi i Monaco dhe vëllai i tij akuzohen për përdhunim

14 Korrik 2023, 16:22
  • Share

Sulmuesi i Monaco në Francë, Wissam Ben Yedder është akuzuar nga dy vajza 19 dhe 20-vjeçare për sulm seksual dhe përdhunim. Raportet e para tregojnë se ngjarjet e dyshuara kanë ndodhur në fillim të kësaj jave. Ankesat e dy vajzave u depozituan në një stacion policor në Cagnes-sur-Mer, bën me dije "NiceMatin".

Informacionet nga Franca bëjnë me dije se dy vajzat, respektivisht 19 dhe 20 vjeç, kanë akuzuar francezin për sulm seksual gjatë një feste. Vëllai më i vogël i ish-yllit të Sevillas është përmendur gjithashtu nga paditëset. Asnjë seancë dëgjimore apo arrestim nuk ka ndodhur në këtë fazë të hetimit.

Për këtë ka reaguar edhe Monaco, me klubin nga Principata që tregon se po ndjek çështjen. "Monaco ka marrë parasysh informacionin e publikuar sot për Wissam Ben Yedder. Duke qenë se çështja është subjekt i procedurave ligjore, klubi nuk është në gjendje të komentojë".

32-vjeçari Ben Yedder ka luajtur me Monacon në 167 raste, teksa ka shënuar 19 gola në Ligue I sezonin e kaluar, duke ndihmuar skuadrën për vendin e 6-të në kampionat.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?