Pas sinjalizimit nga Report TV, IKMT pezullon hedhjen e inerteve në Lagunën e Vilunit

23 Qershor 2020, 12:16| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 16:06

  • Share

Pas sinjalizimit të Report Tv se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  po hidhte inertet e aksionit në Velipojë në Lagunën e Vilunit, puna është pezulluar menjëherë.

E kontaktuar nga Report Tv, IKMT pranoi faktin se mbetjet ishin duke u hedhur aty, por tani puna u ndërpre derisa të gjendet një vend tjetër.

Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja tha se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte zbarkuar serish në Velipojë këtë të martë, por kësaj herë jo për të prishur objekte pa leje, por për të pastruar mbetjet e lëne nga aksioni dy ditor i mbajtur disa ditë më parë në plazhin e Velipojë.

Sipas gazetarit mjetet e tonazhit të rëndë, pasi merrnin objektet dhe mbetjet inerte nga hapësira rënore e plazhit, i hidhnin ato pranë Hidrovorit në Lagunën e Vilunit.  

Pas shembjeve të ndërtimeve pa leje në Velipojë, Kryetarja e Bashkisë në Shkodër, Voltana Ademi ka paditur në Prokurori Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit me akuzën e 'shpërdorimit të detyrës'. Në kallëzimin penal të firmosur nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi IKMT akuzohet se ka vepruar pa dokument ligjor dhe në shkelje të procedurave.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 23/06/2020 16:32

    O MALOKE A E KUPTONI MOR DERRA QE KENI SHKATARRUAR AMBIENTIN ME NDERTIME PA LEJE,,DHE ME SHKATARRIMIN E PYJEVE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?