Foto ilustruese

Skandal! 55 vjeçari i diagnostikuar me Covid udhëton me autobus drejt Kakavijës dhe kthehet nga policia shqiptare, rrezikon 2-5 vite burg

30 Gusht 2020, 20:45| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 07:00

  • Share

KAKAVIJË-  Një skandal ka ndodhur në autobusin e linjës Tiranë- Kakavijë. Një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus ka udhëtuar në autobus me persona të tjerë.

Qytetari i infektuar është kthyer nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës për t'u vetëkarantinuar në shtëpi.

Sipas informacioneve, 55 vjeçari e ka keqkuptuar përgjigjen pozitive me koronavirus, pasi ka menduar se "pozitive" tek dokumenti i lëshuar nënkuptonte se nuk ishte me Covid19. Ai ka deklaruar përpara efektivëve të policisë se nuk ishte në dijeni të infektimit me koronavirus.

Por, atij i është shpjeguar në pikën kufitare të Kakavijës se përgjigja në testin e tamponit do të thoshte se është i infektuar me Covid19.

Mësohet se 55 vjeçari ka rezultuar pozitiv me Covid19 pas kryerjes së testit në një laborator privat të licensuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Burime për "Report Tv" bëjnë me dije se laboratori privat e  ka njoftuar ISHP-në për rastin pozitiv dhe u ka dërguar edhe mostrën.

Sipas ligjit, përhapja me dashje me veprime apo me mosveprime e sëmundjeve infektive dënohet nga 2 deri në 5 vite burg.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • toni: 31/08/2020 03:25

    ne gjermani minra vete sfidojne kete farse. ktu merren me nje qyqar. pika sju bie

    Përgjigju
    • meri: 31/08/2020 13:25

      Injoranca jote qenka me e madhe se sa trupi yt,problemi nuk eshte ky ( qyqari,siç e quan ti)problemi eshte se ky,shejtanbudalla,mund te ket infektuar persona te tjere,te cilet mund te humbin edhe jeten nga infeksioni.

    • ngordh o budalla: 31/08/2020 09:10

      Shko ne Gjermani Toni se qeke njeri i merzitur. Neqoftese do te ngordhesh nga kovidi, ngordhsh, po jo me mua.

    • Simo: 31/08/2020 07:11

      Çdo epoke ka budallenjte e saj. Po te lexosh historine toni, edhe gjate pandemise se gripit spanjoll, kishte budallenj si ti qe thonin qe virusin e perhap kompania Bayer me ane te aspirinave te saj. Puna esh mjer ata qe ikin, jo mjer budallenjte.

  • Tirona: 31/08/2020 01:17

    Bashke me te duhet te shkoje ne burg dhe shoferi i autobuzit.

    Përgjigju
  • Iris: 31/08/2020 00:29

    Ignorance is bliss!

    Përgjigju
  • genti: 31/08/2020 00:12

    po normale qe e ka kuptuar gabim se ndryshe sdo ikte serbes serbes ne dogane duke ditur qe do i tregoje dokumentin e testimit policit te kufirit o mjeshtra.....problemi eshte si ka mundesi qe jane kaq out ,kaq injorante

    Përgjigju
  • Edlir: 30/08/2020 23:11

    Futeni ne burg kete kokeqenin se njerez si puna ketik palacos e moren ne qafe kete popull

    Përgjigju
  • Joni: 30/08/2020 21:59

    Gjoja e paska kuptuar gabim derri. Po ne jemi shtet derrash, se si puna kti ka sa te duash qe dalin pozitiv edhe i shikon rruges apo neper kafe. Aah popull shtazesh, jo njerezish..

    Përgjigju
  • Vlore: 30/08/2020 21:29

    Me siguri ka qene spitali amerikan se ate ste falin per keto gjera.policia e dogana skane lidhje se nuk per ate pune.hiqini licensen e burg shume thjesht .

    Përgjigju
  • kafe e hidhur: 30/08/2020 20:51

    kemi shtet,kemi institucione,kemi sherbime::)))sy mos marshim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?