Kronikë

Skandal/ 'Futemi këndej se paska njerëz...', denoncimi: Burra te Liqeni Artificial në Tiranë ngacmojnë seksualisht meshkuj natën

2 Nëntor 2021, 22:22| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 22:25

  • Share

Emisioni investigativ "Stop" denoncoi mbrëmjen e sotme një skandal, duke demonstruar me kamerë të fshehtë se si burra në Liqenin Artificial në Tiranë ngacmojnë seksualisht meshkuj, e madje kalojnë deri në agresion seksual.

Denoncimi është bërë nga një student, ndërsa kamera e fshehtë ka regjistruar tre raste të panjohurish të cilët treguan se dilnin shpesh te Liqeni në mbrëmje dhe se kishin kryer marrëdhënie seksuale madje edhe me adoleshentë.

Fillimisht ata e nisin bisedën duke kërkuar çakmak për të ndezur cigaren, apo duke pyetur për orën, e më pas bëjnë ftesa për t'u futur në thellësi të zonës së pyllëzuar. Liqeni Artificial është një ndër zonat më të frekuentuara në Tiranë, edhe nga të mitur e adoleshentë, të cilët rrezikohen jo pak nga këta persona.

Një pjesë e përgjimeve:

I panjohuri: O ka vend këtu, o nuk ka vend në botë. Hajde dalim këtej, se paska shumë njerëz!

I infiltruari: Po fëmijët sa vjeç i ke?

I panjohuri: I madhi është 32 vjeç, i vogli 26.

I infiltruari: Ti the Veriu, po ku, Rrëshen?

I panjohuri: Rubik!

I infiltruari: Ke pasur ndonjë eksperiencë me të vegjël?

I panjohuri: Faktikisht të rinjtë më pëlqejnë. Pata marrë një çun të ri një natë në Tiranë. Ai më tha 22 vjeç jam. I pagova 40 mijë lekë, hotelin, e i dhashë 10 mijë lekë, na për kafe, se iku.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?