Sorin Mogosano

Skandal bastesh në futbollin rumun, fillojnë hetimet! Pjesë e kampionatit edhe katër shqiptarë

17 Janar, 17:25| Përditesimi: 17 Janar, 17:28

  • Share

Superliga e futbollit në Rumani është përfshirë në një skandal bastesh. Portieri i FC Craiova, Sorin Mogosano është në hetim për përfshirje në baste spotive. Dyshohet se në një llogari të krijuar nga ai dhe po me emrin e tij janë vendosur 50 baste, gjë që nuk lejohet për një futbollist profesionist.

“Është vetëm fillimi, ka lidhje të shumta që me siguri do të dalin në dritë. Portieri ka vënë bast mbi 50 tiketa, në thelb ka bërë mbi 50 baste, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, nga e njëjta llogari. E pabesueshme është se ajo llogari është krijuar me të dhënat e tij personale. Në këtë moment të gjitha indikacionet tregojnë se është ai që ka vënë bast”, i ka thënë një burim nga hetimi portalit rumun “Pro Sport”.

Nga ana tjetër, vetë portieri ka pranuar se ka një llogari që e përdor për lojëra kazinoje dhe jo për baste sportive. Presidenti i Craiovas, Adrian Mititelu duket i habit nga ky veprim, duke thënë se nuk është momenti për ndëshkime.

“Nëse është e vërtetë, jam i tronditur. Nuk mund ta besoj një gjë të tillë. Po të më kërkoje ta bëja një listë me 40 lojtarë, ka qenë ndër tre të parët për seriozitet. Por e di si është jeta. Nuk mund të rrish të shikosh çfarë bëjnë të gjithë. Është e hershme të flasësh për masa, të shohim çfarë prove do të ketë nëse çdo gjë është e vërtetë”, ka thënë Mititelu për “Pro Sport”.

Në kampionatin rumun të futbollit bëjnë pjesë edhe katër shqiptarë. Arlind Ajeti luan me CFRJ Cluj, ndërsa Florent Hasani, Albion Rrahamani dhe Ermal Krasniqi për Rapidin e Bukureshtit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?