Stadiumi 'Elbasan Arena'

S’ka stadium të licensuar në Maqedoninë e Veriut, UEFA sjellë shqiptarët e Strugës në ‘Elbasan Arena’

18 Gusht 2023, 13:28| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 13:29

  • Share

Struga e drejtur nga trajneri Shpëtim Duro për herë të parë në histori siguroi fazën ‘play-of’ të një kompeticioni europian dhe më konkretisht në Conference League. Megjithatë ndeshjen pritëse kundër islandezëve të Breidablik nuk do ta luajë në stadiumin e saj në Strumicë, pasi nuk i plotëson kriteret.

Për këtë arsye në bashkpunim me UEFA-n, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Maqedonisë, është vendosur që më 24 gusht ndeshja e parë e turit ‘play-of’ të luhet në ‘Elbasan Arena’.

Gjithsesi kjo nuk do jetë ndeshja e vetme ‘play-of’ e Conference League që do luhet në ‘Elbasan Arena’. Kjo pasi më 31 gusht Partizani kampion i Shqipërisë do të presë po në Elbasan Astanën për ndeshjen e kthimit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?