S’ka rrugë, 200 banorë të Janjarit në Konispolit të izoluar: Prej dy vitesh s’kemi as mjek, nuk ka nga të vijë! Kryeplaku: Jemi ankuar në çdo institucion, zero përgjigje

9 Shtator 2023, 20:49| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 20:53

  • Share

200 banorë të fshatit Janjar në Bashkinë Konispol jetojnë si të jenë të izoluar, për shkak se nuk kanë rrugë. Problemet infrastrukturore dhe mosndërhyrja për rehabilitimin e rrugës ka lënë të gjithë fshatin pa mjek të familjes i cili ka më shumë se dy vjet ‘pa shkelur’ në Janjar.

“Jemi të izoluar sepse nuk shkojmë dot në Sarandë. Po kështu nuk na vjen mjeku për shkak të rrugës. Jemi 200 banorë këtu, po të shtrohet rruga mund të na vijë dhe mjeku”, tha Neshat Mehmeti, kryeplak i fshatit.

Neshat Mehmeti, kryeplaku i fshatit shprehet se për këto probleme janë ankuar në çdo institucion, por askush nuk u ka dhënë përgjigje.

“Ka ardhur drejtori rajonal i Shëndetit Publik të Sarandës dhe më tha që nuk sjellim dot mjek se s’ka rrugë, vetëm nëse Bashkia vendos një makinë në dispozicion. Por bashkia s’po na shtron rrugën e as nuk jep makinë për mjekun”, tha Neshat Mehmeti, kryeplaku i fshatit.

Ermal Zote ka ardhur nga Greqia me ftesë të disa miqve të tij në fshat. Rruga thotë ai është në gjendje të mjerueshme, e pakalueshme jo vetëm për automjetet, por dhe për këmbësorët.

“Unë erdha këtu por gjithë problemin e kam si do iki! Rruga është katastrofë”, tha ai.

Banorët shprehen se ndihen të harruar nga shteti ndaj kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për problematikat e tyre.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mark: 10/09/2023 00:55

    votoni ramen dhe prisni dhe 10 vjet...aha.ha..

    Përgjigju
  • Qobani: 09/09/2023 23:24

    Edhe shkalltë e SOJIT paskan germa m'than je tek germa C bashkë me marimangen,ska rrugë duhet kërcy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?