Gianni Infantino

S'ka rivalë në garën për president, Gianni Infantino drejt mandatit të tretë në krye të FIFA

17 Nëntor 2022, 15:47| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 15:51

  • Share

Gianni Infantino për momentin është kandidati i vetëm në garën për president të FIFA. 52 vjeçari italian prej dy mandatësh është në krye të organit më të lartë drejtues të futbollit botëror, teksa në një raport të FIFA ai qëndron i vetëm në garë për zgjedhjet e marsit 2023.

Sipas njoftimit të FIFA, vetëm Infantino është në listën e kandidatëve, duke i hapur atij rrugë për rizgjedhjen. Italo-zviceriani pasoi Sepp Blatter në këtë post në vitin 2016 dhe u rizgjodh në 2019, teksa synon mandatin e radhës.

Ish-futbollisti i Zvicrës, Ramon Vega më herë kishte shprehur synimet për të qenë përballë Infantinos, teksa nuk është në listën e shpallur nga FIFA. Infantino prej 2020 është anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, teksa zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA zhvillohen në 16 mars 2023 në kryeqytetin e Ruandës, Kigali.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?