Marash Kumbulla

S'ka qetësi për Marash Kumbullën pas dëmtimit, mbrojtësi nuk është gati për Romën

6 Janar, 22:23| Përditesimi: 6 Janar, 22:24

  • Share

Roma dhe Atalanta luajnë nesër (e dielë) në orën 20:45 për javën e 19-të në Serie A. Kur mendohej së pas më shumë se shtatë muajve nga dëmtimi Marash Kumbulla do ishte gati për Jose Mourinhon, diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas asaj që raportohet nga “Il Tempo”, mbrojtësi ka një ngurtësim të aduktorit (muskujt e kofshës), i cili po ngadalëson fazën e tij të fundit të rikuperimit. Për këtë arsye ai nuk do jetë gati as në sfidën e radhës.

Jose Mourinho kërkonte që mbrojtësi të paktën të ishte në stol, kjo për të pasur një siguri më shumë në prapavijë dhe si një çlirim psikologjik për 24-vjeçarin e Kombëtares.

Kumbulla u dëmtua fundin e sezonit të shkuar gjatë një dyluftimi me Giroud, në përballjen ndaj Milanit. Stafi mjekësor i Romës duket i bindur se pas disa ditësh mbrojtësi do jetë gati për rikthimin në fushë.

Kumbulla ka zhvilluar disa stërvitje me grupin dhe kjo duket një shënjë e mirë edhe për Sylvinhon, trajnerin e Kombëtares kuqezi që do donte një Marash të fortë në Euro 2024.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?