Futbollistët e Juventusit

S’ka qetësi për Juventusin! Prokuroria nis tjetër hetim për ‘zonjën’, rrezikon dënim

24 Dhjetor 2023, 12:48| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 12:51

  • Share

Juventusi përfundon sërish në lupën e drejtësisë. Klubi bardhezi, pas dënimit të sezonit të kaluar me -10 pikë për plusvalenca fiktive, është vendosur nën hetim nga prokuroria e Romës. Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për parregullsi në bilancet e sezonit 2021-2022, kur zonja e vjetër ishte me drejtuesit e vjetër, tashmë të dënuar për të njëjta arsye.

Aktualisht hetimet janë në fazën e parë, ndërsa vetëm në një moment të dytë do mësohet nëse kjo do ketë pasoja. Për tifozët e Juventusit do të ishte një goditje e rëndë, pasi sezonin e kaluar u detyruan të mos luftojnë për titull pikërisht për të njëjtën arsye.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?