S’ka policë burgjesh, Ministria e Drejtësisë kërkon ndryshimin e ligjit: Të rritet mosha e rekrutimit

21 Tetor 2022, 12:10| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 15:30

  • Share

Mungesa e stafit në Policinë e Burgjeve ka detyruar Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Burgjeve që të kërkojnë ndryshime në ligj.  Kërkohet heqja e kriterit për moshën nën 35 për kandidatet që kërkojnë të rekrutohet në policinë e burgjeve pas nga s’ka pasur interes deri tani.

Aktualisht në stafet e burgjeve në rang vendi mungojnë 400 policë. Në burgjet e sigurisë se lartë mungesë të stafit policore, nga 70 deri në 80 policë. Këto ndryshme të kërkuara e propozuara nga ministri Manja do lehtësojnë edhe procedurat e rikthimit për te larguarit.

Pavarësisht se kanë kaluar më pak se dy vite nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 80/2020, në praktikë janë shfaqur disa problematika, kryesisht sa i takon rekrutimit të punonjësve, të cilat duhet të adresohen. Drejtoria e Policisë së Burgjeve e ushtron veprimtarinë në nivel qendror dhe në 22 institucione të ekzekutimeve të vendimeve penale (IEVP). Për shkak të shumë problematikave të parashtruara rezulton se në 3 proceset e fundit të rekrutimit të punonjësit të rolit bazë në Policinë e Burgjeve numri i pjesëmarrësve ka qenë disa herë më i ulët se numri i vendeve të lira që kishte shpallur DPB, duke sjellë si pasojë zhvlerësimin e procesit të konkurrimit. Gjithashtu, është konstatuar se shumë konkurrentë janë skualifikuar nga e drejta për konkurrim për shkak të kriterit të përcaktuar në nenin 29, shkronja “ë” e ligjit nr. 80/2020, konkretisht kriteri i moshës nën 35 vjeç.

(Kliko këtu pë relacionin për projektligjin)

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?