Armando Broja

S'ka paqe për Armando Brojën, Fulham e lë sërish në tribunë

30 Mars, 15:27| Përditesimi: 30 Mars, 15:36

  • Share

Sheffield United luan sot në 16:00 kundër Fulham për raundin e 30-të në Premier League. Trajneri i miqve, Marcos Silva ka vendosur që për herë të dytë radhazi të lërë në tribunë Armando Brojën.

Edhe në duelin e një jave më parë, sulmuesi i Kombëtares ishte në tribunë për të tijtë që fituan 3-0 kundër Tottenham. I huazuar nga Chelsea në merkaton e janarit, Broja nuk ka mundur të gjejë minuta me Fulham duke luajtur si zëvendësues në katër raste.

Fakt është se Fulham do i paguajë klauzolën prej 5 milionë eurosh Chelseat, duke qenë se lojtari nuk nisi titullar dhjetë takime, sipas marrëveshjes mes palëve.

Kështu, vera e sheh Brojën sërish në udhëkryq sa i takon së ardhmes. Kujtojmë se 22-vjeçari së fundmi  ishte pjesë e Kombëtares në dy miqësoret e marsit.

Formacionet

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Freskia: 30/03/2024 17:39

    Shume mir le te jete i fresket per Europian ! Broja eshte gjigand

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?