Ekonomi

S’ka ndryshim afatesh për zbatimin e fiskalizimit! Në 1 korrik nisi për transaksionet biznes-biznes, s’ka gjoba deri në 31 dhjetor

2 Korrik 2021, 16:46| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 17:19

  • Share

Faza e dytë e fiskalizimit për faturat pa para në dorë biznes-biznes nisi zyrtarisht në 1 korrik të këtij viti. Janë rreth 34 mijë biznese që nga dje janë të detyruara që të fiskalizojnë faturat e tyre, dhe të lëshojnë vetëm fatura elektronike, ndërsa deri më datë 1 korrik ishin rreth 22 mijë biznese të pajisura me certifikatën elektronike. 
Ndërsa për të gjitha subjektet që nuk janë pajisur me certifikatën administrata tatimore ju ka krijuar mundësinë që përkohësisht, faturat e blerjes t’i pranojne ose refuzojne nëpërmjet portalit Self Care.

Duke qenë se fiskalizimi është një reformë tërësisht e re dhe nga bizneset mund të hasen probleme, për të shmangur penalizimet qeveria ka vendosur të mos vendos gjoba deri në 31 dhjetor për tatimpaguesit. 

Sipas aktit normativ që tanimë ka hyrë në fuqi masat administrative për bizneset do të nisin në 1 janar të vitit 2022, ndërsa të gjitha afatet ligjore kur duhet të nisin zbatimin e fiskalizimit bizneset mbeten në fuqi. 

Faza e tretë për transaksionet biznes me konsumator është parashikuar të fillojë në 1 Shtatorin, ndërkohë që zyrtarisht fiskalizimi ka nisur në 1 janar të këtij vitit për transaksionet biznes-shtet. 
Me implementimin e këtij sistemi çdo transaksion do të regjistrohet në kohë reale duke i dhënë mundësinë administratës që të identifikojë më shpejt rastet e abuzimeve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?