Foto ilustruese

S'ka miqësore me kombëtaren shqiptare, Zvicra konfirmon një tjetër kundërshtar

15 Dhjetor 2023, 14:55| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 15:08

  • Share

U përfol se Zvicra do përballej në një miqësore me kombëtaren shqiptare të futbollit vitin tjetër, por duket se helvetët i kanë ndërruar planet dhe më 23 mars 2024 do luajnë kundër Danimarkës.

Ka qenë Federata e Futbollit në Zvicër që ka konfirmuar edhe miqësoren me Danimarkën për në mars, teksa kuqezinjtë e Sylvinhos kanë mbetur "thatë" nga ky vendim.

Më herët si Federata Shqiptare dhe ajo e Zvicrës në futboll po diskutonin për një miqësore, që parimisht ishte dakordësuar. Në fund Zvicra ka vendosur që të luajë me Danimarkën në 23 mars 2024 në orën 20:00 në Kopenhagen.

Ndërkohë ende Zvicra nuk ka konfirmuar miqësoren e dytë për datën e lirë nga FIFA. Kujtojmë se më herët u përfol se Zvicra dhe Shqipëria do luanin më 25 mars, por një gjë e tillë është sfumuar.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?