Tryeza e marrëveshjes për qeverinë në Maqedoninë e Veriut

S'ka kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, arrihet marrëveshja me Zoran Zaev

18 Gusht 2020, 17:21| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 18:59

  • Share

Është arritur marrëveshja për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi sot pas takimit të mbajtur me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, se është arritur marrëveshja për qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme.

Ai theksoi se do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për 4 vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI, duke lënë të nënkuptohet se kryeministër shqiptar nuk do të ketë. Menjëherë pas Zaev ka reaguar edhe Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti  i cili tha se është i bindur se ky vendim që është marrë sot, pritej nga të gjithë qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtar për vazhdimin e proceseve integrues.

Marrëveshja e arritur mes dy liderëve sot do të duhet të kalojë edhe në kryesitë e partisë, por me bashkëpunimin e dy partive arrihet shumica e kërkuar prej 61 vendesh në parlament./Përgatiti Suada Mehmetaj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 18/08/2020 23:36

    Kjo dihej, pavaresisht qe Ali Ahmeti shiste mend e kerkonte qiqra ne hell. Parti e trete, dhe kerkon post kryeministri, hahah. Nese doni kryeminister, atehere bashkohuni te gjithe shqiptaret, po mundet te beni per vete edhe ndonje maqedons sllav dhe atehere mbase mund ta keni postin e kryeministrit. Por bashkim, dhe vetem bashkim. Rruge tjeter nuk ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?