S’ka fundjavë me diell, meteorologia në Report Tv: Të shtunën dhe të dielën shi me shtrëngata!

14 Prill 2023, 11:50| Përditesimi: 14 Prill 2023, 12:28

  • Share

TIRANË- Në këtë mesditë të së premtes, duket se ka dalë dielli, mirëpo, nuk është një arsye për t’u gëzuar pasi fundjava do të ketë reshje të dendura shiu deri në shtrëngata.

Meteorologia Anira Gjoni nga IGJEUM në një intervistë në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv ka bërë me dije se Shkodra do jetë qarku më i prekur nga reshjet e shiut, e ndërsa në bregdet do të ketë erë të fortë.

“Të shtunën në mbrëmje dhe të dielën do kemi shtrëngata. Qarku i Shkodrës presim që të kemi reshje mesatare me shtrëngate, në qarqet e tjera do ketë reshje të dëbora dhe mesatare në Kukës dhe Lezhës. Në zonat e bregdetit do të ketë erë mesatare deri të fortë, sidomos të dielën në mëngjes, kryesisht në Vlorë. Mund të krijojë problematike dhe për ankorimin në bregdet. Në zonat malorë presim që temperaturat të shkojnë deri në 2 garë”, tha Gjoni.

Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu, tha se këto shira në këtë periudhë nuk janë të pazakonta.

“Është diçka që e kemi hasur dhe në vitet e kaluar, nuk janë problematike sa i përket rreziqeve natyrore”, shtoi ajo.

Kjo situatë meteorologjike pritet të vazhdojë të paktën deri të martën.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?