Moment nga ndeshja

S'ka fitues në derbin e veriut, Laçi dhe Kukësi barazojnë 1-1! Vendasit shmangin humbjen në fund

23 Dhjetor 2023, 16:02| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 16:04

  • Share

E shtuna rezervoi vetëm një duel për Superligën shqiptare të futbollit. Laçi dhe Kukësi barazuan 1-1 për javën e 18-të në Superligës. Dueli ishte i luftuar dhe në të ashtëquajturin derbi i veriut nuk pati fitues, me dy skuadrat që ndanë nga një pikë.

Goli i parë u shënua nga "tuneli", me Kukësin që shënoi që në sekondat e para me Rivas. Një gabim në prapavijën e kurbinasve bëri që miqtë e Stavri Nicës të gjenin shumë shpëjtë epërsinë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, teksa dueli pati raste edhe në pjesën e dytë.

Duhej minuta e 88-të që Sobouale të barazonte duelin, me skuadrat që ndanë nga një pikë. Laçi me 21 pikë mban vendin e shtatë, ndërsa Kukësi me 19 pikë vendin e tetë.

Nesër luhen dy ndeshjet e fundit për këtë vit në Superligën. Në 13:30 Egnatia luan me Tiranën, teksa në 17:00 Partizani pret Erzenin në "Air Albania".

Superliga, java 18-të:

E premte

Teuta 1-2 Dinamo

Vllaznia 5-0 Skënderbeu

E shtunë

Laçi 1-1 Kukësi

E dielë

13:30 Egnatia - Tirana

17:00 Partizani - Erzeni (Air Albania)

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?