Sport

S'ka fitues, derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana e 'feston' Teuta! Presidenti i bardhebluve: Marr përgjegjësitë për sezonin e dështuar

13 Maj 2021, 21:42| Përditesimi: 13 Maj 2021, 22:47

  • Share

Atëherë kur duhej Partizani ka ngecur në derbi me Tiranën me shifrat 0-0, duke hedhur hapin e dytë radhazi të gabuar për titullin kampion. Në ‘Air Albania’ mbizotëroi frika për të mos humbur dhe në fund të dy skuadrat dolën të pakënaqura pasi edhe Tirana pretendon për kupat e Euroës.

“Llogaritë për titull tani dihen, kanë mbaruar ka shumë kohë. Unë të them të drejtën jamë shumë, shumë, shumë i pezmuatuar dhe do marr të gjithë përgjithësitë. Nëqoftëse ne nuk kemi ecur para jamë unë ai që i kam shkaktuar dëm skuadrës,”-u shpreh Refik Halili, president i Tiranës.

Barazimi pa gola me Tiranën rëndon akoma më shumë për Partizanin e vendit të dytë në një kohë kur Teuta kryesuese mposhti 1-2 Kastriotin. Me këtë fitore ‘djemtë e detit’ kanë shkuar në kuotën e 62 pikëve, 3 më shumë se të kuqtë ndjekës. Për t’u theksuar se të hënën, për llogari të javës së 34 do të luhet përballja e titullit mes Teutës dhe Partizanit.

Ndërkohë në takimet e tjera Vllaznia mposhti 0-1 Bylisin, Kukësi fitoi 3-0 kundër Apolonisë që ra edhe matematikisht nga Superliga, ndërsa Laçi dhe Skënderbeu ndanë pikët me rezultatin 0-0.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?