S'ka Botëror për Maqedoninë e Veriut, Portugalia dhe Polonia presin biletën për në Katar! Trishtim për Kolumbinë dhe Kilin

30 Mars 2022, 11:24| Përditesimi: 30 Mars 2022, 13:38

  • Share

Portugalia dhe Polonia janë dy kombëtaret e fundit europiane që kanë siguruar kualifikimin për në Botërorin e Katarit, që nis me 21 nëntor dhe përfundon me 18 dhjetor. ‘Luzitanët’ ku bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo fituan 2-0 ndeshjen ‘play-off’ kundër Maqedonisë së Veriut. Në Do Dragao të Portos të dy golat u realizuan nga Bruno Fernandes nga një në secilën pjesë. Në fund pati mërzi te Maqedonia e Veriut, pasi ishte vetëm një hap larg kualifikimit historik pas suksesit heroik me Italinë.

Ndërkohë Polonia e Leëandoëskit ia doli me të njëjtin rezultat 2-0 kundër Suedisë së Ibrahimovic, i cili humbi shansin për Botërorin e fundit në karrierë. Në stadiumin kombëtar të Polonisë realizoi fillimisht Leëandoëski dhe më pas Zielinski.

Deri më tani janë 12 ekipe të kualifikuara nga Europa, ndërsa Uellsi është në pritje të ndeshjes Ukrainë-Skoci për të zhvilluar play-offin final, që të jep mundësinë e biletës për në Katar.

Sakaq kanë përfunduar kualifikueset edhe në Amerikën e Jugut ku përveç Brazilit, Argjentinës, Uruguajit ka prerë biletën edhe Ekuadori, ndërsa Peruja ka shkuar në ‘play-off’. Jashtë kanë mbetur dy kombëtare si Kili dhe Kolumbia, që kanë një organikë të pasur futbollistësh.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?