S’ka barriera e sinjalistikë, aksi Berat-Skrapar në harresë! Shoferët: Rruga është ‘copë-copë’, po lëmë lekët në servise

23 Qershor 2023, 17:15| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 17:19

  • Share

Aksi nacional Berat-Skrapar, prej vitesh gjendet në mungesën e barrierave dhe sinjalistikave rrugore.  Ky aks rrugor përmban mbi 150 kthesa dhe është mjaft i frekuentuar nga vendas dhe turistë që tërhiqen për të parë bukuritë natyrore.

Drejtuesit e mjeteve shprehin shqetësimet e tyre…

“Ka nevojë për rregullim, duhet të merren masa normalisht. Barrierat janë por prapë ka nevojë

-Lëviz dy-tre herë në ditë, sa herë lëviz këtej I duhen 1 mijë euro shërbime makinës

-Rruga siç e shikoni është copë-copë, ka të paktën 15 vjet kështu, i lamë lekët nëpër servise.

Në disa segmente ka prezencë të shtuar gurësh që shpeshherë janë bërë burim për aksidente.

Rruga nacionale Berat-Skrapar me gjatësi 51.47 km prej më shumë se 15 vitesh nuk është rikonstrukstuar nga enti pronar,  Autoriteti Rrugor Shqiptar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?