Momente gjatë ndeshjes Hungari-Angli

Sport

Sjelljet raciste ndaj Anglisë, FIFA dënon Hungarinë me dy ndeshje pa tifozë, ndaj Shqipërisë luhet në stadiumin e boshatisur

21 Shtator 2021, 17:54| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 17:58

  • Share

FIFA ka dënuar Hungarinë me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë për shkak të sjelljes dhe koreve racistë të tifozëve në ndeshjen ndaj Anglisë. Në sfidën e luajtur në Budapest mes Hungarisë dhe Anglisë për kualifikueset e Botërorit tifozët hungarezë kanë lëshuar fyerje raciste ndaj disa futbollistëve angleze mes tyre Sterling. FIFA hapi një hetim disiplinor dhe e dënoi Hungarinë me dy ndeshje pa tifozë dhe 160 mijë paund gjobë.

Kjo do të thotë se ndeshja e radhës e Hungarisë për kualifikueset e Botërorit që është ndaj Shqipërisë më 9 tetor do të jetë pa tifozë. Në sfidën e Budapestit stadiumi do të jetë i boshatisur kur të sfidohen Hungaria e Shqipëria. Kjo mund të shihet si një avantazh për Shqipërinë pasi në një stadium të mbushur me më shumë se 60 mijë tifozë djemtë e Rejas do ta kishin më të vështirë në një sfidë që duhet fituar patjetër për të arritur objektivin e vendit të dytë në grup. /Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?