Situatë e rënduar në Krujë, pacientë me COVID shtrohen në spital, Drejtoresha: Trajtim me oksigjen

12 Nëntor 2020, 15:34| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 15:41

  • Share

Numri i të infektuarve me Covid-19 po njeh vetëm rritje në Bashkinë e Krujës. Janë aktualisht mbi 100 të prekur aktiv, ku 10 për qind e tyre drejtohen çdo ditë në urgjence për të marrë mjekim.

‘Aktualisht në ditë vijnë të konfirmuar pozitiv që i marrim me ambulancë, por që nuk janë për infektiv janë rreth 12 deri në 13 raste në ditë. Ka edhe mbi 10 raste në ditë që janë të dyshuar. Kemi krijuar edhe ambientin për personat e dyshuar që të marrin tamponin këtu për mos me u sorollat. Vijnë epidemiologët këtu’, shprehet Yllka Kukalaj.

Drejtoresha e spitalit të Krujës deklaroi për Report Tv se një ambient i urgjencës është përshtatur për të sëmurën me Covid-19.

‘Trajtohen në shërbim e urgjencës me oksigjen dhe nëse kanë nevojë për medikamente. Nuk ka mungesa. kemi ambient ne urgjence. Nuk ndikon shumë mungesa e tamponit pasi ne bëjmë ekzaminimet e nevojshme. Si nga pneumologia, mjeku imazherist etje. Monitorohen vazhdimisht ato persona që janë ekzaminuar nëse kanë nevojë për një gjë tjetër. Edhe oksigjenin e kemi shfrytëzuar me kapacitet të plotë. Ju është shërbyer personave. Aktualisht është bllokuar dhoma. Është ambienti i izoluar. Ambientin e urgjencës meqë ka dhe dalje nga jashte, mendojmë ta kthejmë për personat që mund kenë nevojë të shërbehen”, tha Kukalaj.

Ndërsa mjeku i urgjencës së Krujës tha gjendja po përkeqësohet çdo ditë, për shkak të shtimit të rasteve.

 “Situata në vazhdim ka qenë shumë e nderë e ngarkuar me pacientë që janë edhe të konfirmuar. Vijnë për të marr mjekimin. Vijnë 2 herë në ditë për injeksione. Ilaçet i kemi pasur dhe oksigjenin. Siç po shihet situate shumë e keqe. Ilaçet i kemi pasur të gjitha. Pacientet trajtohen me komplikacionet e covidit polmunare, diabetin, infeksion urinar, një sëmundje që ka simptoma të ndryshme. Rastet e vështira në Tiranë”, thotë Durim Herri, mjek i urgjencës.

Mjeku u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, të mbajnë maskat dhe të shmangin grumbullimet.

“I bëj thirrje popullit të shmangin ambientet me shumë persona, baret-lokalet. Mos të heqin maskën. Të zbatojnë masat e distancimit fizik. Higjienën personale. Për çdo rast të dyshimte ju rekomandojmë të bëjnë tamponët. Është pak ngërç se tamponët vonohen disa ditë, sikur te kishin ardhur testet e shpejta. Nëse vijnë tamponët e shpejta do ishte edhe më mirë. Çdo pacient është i dyshuar dhe shumicën i çojmë për tampon”, shprehet mjeku Durim Herri.

Që nga fillimi i pandemisë  Bashkinë e Krujës janë regjistruar rreth 900 të prekur me koronavirus, teksa  aktualisht janë mbi të 100 të prekur aktiv.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • meri: 12/11/2020 16:36

    Keta mjek ,akoma nuk e kan kuptuar qe:te prekurit me COVID-19 duhen izoluar....,dhe jo te ven dy here ne dite ne urgjence.Neqoftese veprohet keshtu,normale qe restet do shtohen.Mos na e dhent zoti te bjem ne dore te ketyre mjekve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?