Kronikë

Denoncimi në Report Tv/ Situatë kaotike në Rinas, vonohen 5 fluturime, 3 nga kompania Wizz Air! Qindra qytetarë në pritje, asnjë informacion për udhëtarët

12 Korrik 2021, 20:21| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 18:55

  • Share

TIRANË- Një situatë kaotike, e paprecedentë, është regjistruar pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtarë "Nënë Tereza". Qindra qytetarë qëndrojnë në pritje pa ditur se çdo të ndodhë më ta dhe pa marrë asnjë përgjigje nga kompanitë ku kanë prerë biletën. Denoncimi vjen në faqen e Facebook në Report TV nga një qytetar i cili ka bërë me dije se kjo situatë vijon që prej mesditës.

Referuar të dhënave të marra nga faqja zyrtare e Aeroportit5 fluturime nga tre kompani ajrore, ajo "WIZZ AIR", "Edelweiss Air" dhe "SkyUp Airlines" janë vonuar duke krijuar një rast anormal në Rinas, siç shihet edhe në pamjet që ai ka dërguar në redaksinë e Report Tv. "WIZZ AIR" është kompania ajrore që ka më shumë fluturime të vonuara, e para është ajo e orës 10:45 drejt Treviso të Italisë, e dyta fluturimi i orës 15:15 drejt Romës dhe e treta e orës 15:20 drejt Vjenës. Më pas janë edhe dy flutirime të vonuara nga "Edelweiss Air" drejt Zyrihut dhe avioni i "SkyUp Airlines" drejt Kiev në Ukrainë.

Fluturimet e anuluara, të dhëna të marra nga faqja zyrtare e Aeroportit

Qytetari që ka bërë denoncimin në Report Tv ka prerë biletën te "WIZZ AIR" dhe thotë se kompania nuk i ka dhënë asgjë përgjigje për shqetësimin e tij, mbi motivet si edhe as si duhet të veprojë, nëse do duhet të presë ende apo të kthehet në shtëpi. Prezenca e një numri të madh të qytetarëve të grumbulluar në një ambient të  mbyllur  përbën edhe një rrezik për përhapjen e COVID-19, aq më tepër në një kohë kur është rreziku i variantit Delta.

1626115922_Sequence03.00101615.Still011.jpg

Kaosi në Aeroportin e Rinasit

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toli: 12/07/2021 20:19

    Ësht koh sh e keqe n londer

    Përgjigju
  • Çentrale: 12/07/2021 20:07

    Wiz air është kompani kot. Kini kujdes. Mos udhëtoni me të

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?