Situatë dramatike në Kaliforni, 7 viktima nga zjarret (FOTO)

10 Shtator 2020, 18:43| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 18:45

  • Share

Vazhdon të jetë tepër e rënduar situata nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë, Oregonin dhe Uashingtonin prej disa ditësh.

Mbi 200 vatra janë ende aktive dhe deri tani autoritetet raportojnë 7 viktima, mes tyre një i mitur dhe gjyshja e tij.

Qindra zjarrfikës ndodhen në vendngjarja, por flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.

Për fikjen e tyre janë angazhuar dhe helikopterë dhe avionë të posaçëm.

Deri tani raportohen mbi 3 milionë hektarë të djegura ndërkohë që tymi ka zaptuar pjesën më të madhe të Kalifornisë duke ndotur dhe ajrin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?