Frenkie de Jong

Situata te Barcelona, de Jong kapet me gazetarët: Po shkruani gënjeshtra, nuk keni turp?

20 Shkurt, 21:16| Përditesimi: 20 Shkurt, 21:21

  • Share

Frenkie de Jong ishte lojtari i ngarkuar për të folur para ndeshjes kundër Napolit dhe Barcelonës që do të luhet këtë të mërkurë në stadiumin 'Diego Armando Maradona'. Holandezi i Barçës u shpreh shumë kritik ndaj shtypit për informacionet që kanë dalë ditët e fundit. Ai siguron se shumë prej tyre janë false.

"E ardhmja - Kohët e fundit po acarohem pak, jam inatosur me ato që shkruan shtypi në përgjithësi, dalin shumë gjëra që nuk janë të vërteta, nuk mund ta kuptoj, thonë gjëra që nuk janë të vërteta. Nuk e di se si nuk kanë turp ta thonë.

Rinovimi - Ju po flisni shumë për kontratën time, situatën, rrogën... është shumë tym dhe ka gënjeshtra. Ju thoni që unë fitoj 40 diçka e tillë... është shumë larg realitetit, nuk do të them. Ata kanë shpikur një histori që nuk është e vërtetë. Jam shumë i lumtur te Barça, është klubi i ëndrrave të mia dhe shpresoj të vazhdoj të luaj këtu për shumë vite.

Champions kundër Napolit - Ne jemi shumë të emocionuar. Jemi në 1/8, u bënë dy vjet që jemi në këtë fazë me entuziazëm dhe dëshirë.

Napoli - Ata kanë një skuadër me shumë cilësi, po u kushton pak më shumë këtë vit, por ia kanë dalë të jenë në këtë fazë. Kvaratskhelia? Lojtar që bën ndryshimin. Duhet ta marrim parasysh për nesër", tha de Jong mes të tjerash.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?