Foto ilustruese

Bota

Situata shqetësuese në Britani, regjistrohen 49,000 raste me COVID brenda një dite

20 Tetor 2021, 08:26| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 08:29

  • Share

Shifrat e rasteve të reja me COVID në vendin në Britaninë e Madhe janë shqetësuese. Një ditë më parë u shënua një rekord i ri infektimesh me mbi 49 mijë raste ditore, shifra më e lartë që prej korrikut kur u shënua kulmi i infektimeve nga Delta me mbi 54 mijë raste.

Ndërkohë që numri i viktimave me koronavirus në Britani të Madhe është rritur në shkallën më të lartë prej muajit mars.

Autoriteti i Statistikave në këtë shtet ka raportuar se 223 persona kanë vdekur brenda 28 ditëve. Kjo ka qenë shifra më e lartë e viktimave brenda një dite, prej 9 marsit, kur janë regjistruar 231 viktima.

Shifra totale e viktimave në Britani ka shkuar në 138,852. Deri më tani, Qeveria britanike ka diskutuar pak për mundësinë e kthimit të masave kufizuese.

Në Britani masat si vendosja e detyrueshme e maskës në ambiente të brendshme, kërkesa për vaksinim, apo test negativ në koronavirus, janë shfuqizuar në muajin korrik.

Deri më tani, 79 për qind e popullatës prej 12 vjeç e tutje, janë imunizuar plotësisht kundër koronavirusit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?