Situata politike, LSI thërret
Konventën të dielën

3 Nëntor 2017, 14:21| Përditesimi:

  • Share
Mbledhja e Kryesisë së LSI- së ka përfunduar dhe është vendosur që ditën e dielë në orën 10:00 të thërritet Konventa Kombëtare e kësaj force politike..

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se vendi ndodhet në një situatë e rëndë ekonomike dhe për këtë gjë ka akuzuar qeverinë të cilën e ka cilësuar si të lidhur me krimin.

“E kemi deklaruar këtë edhe më parë dhe kemi pasur shumë të drejtë. Është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që frikëson investitorët e huaj, është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që po mbyt rritjen ekonomike, e cila është e vetmja arsye pse nuk ka vende pune”, tha Kryemadhi e cila ka shtuar se edhe imazhi i vendit në arenën ndërkombëtare është prishur.

“Është lidhja e Ramës me krimin e organizuar që ka prishur imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që shpërblen vetëm ata që kanë lidhje të ngushta me qeverinë, në kurriz të popullit. Kjo është arsyeja pse kjo lidhje është kaq shkatërrimtare për përparimin dhe zhvillimin e vendit tonë”, ka shtuar ajo.

Mbledhja e Konventës Kombëtare e LSI-së e cila do të mblidhet ditën e diel do të vendosë për aksionin politik që kjo forcë do të  ketë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?