Kosova & Rajoni

Situata politike e Maqedonisë së veriut/ Dimitrov: Zgjedhjet lokale i shndërruam në krizë parlamentare politike

12 Nëntor 2021, 00:16| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 00:17

  • Share

Ish- kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitorv ka dhënë komentin e tij sa i përket situatës politike aktuale në vend. E parë edhe nga këndvështrimi i profesionit të tij si diplomat ka theksuar se “Do të ishte mirë që në të ardhmen të fokusohemi jo në rrënim, por në ndërtim…në kontekstin e qëllimeve euroatlantike”.

Dimitrov e zgjeroi komentin e tij duke përfshirë edhe krizat sipas tij, të brendshme që pësuan në mënyrë të padrejtë zgjedhjet lokale.

“Në situata të këtilla, njeriu është mirë të bëj hap prapa, ta shohim fotografinë më të gjere. Ne kemi pasur zgjedhje lokale dhe në një farë mënyre i shndërruam në diçka që nuk janë, i kthyem në një lloj krize parlamentare politike. Këtu e panë shansin partitë opozitare…një masë heterogjene, nga forca planifikuese të ndryshme , që kanë qëllime të ndryshme, u bashkuan për të rrënuar diçka, këto dallime sollën që mos të vjen deri tek ajo që ishte planifikuar, sepse sipas fjalëve të deputetit Kastriot Rexhepi shansi për integrimet evropiane, ka qenë motivi kryesorë, sepse ka pasur kontakte me diplomatë të lartë”, deklaroi Dimitrov.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/11/2021 04:04

    E pranuat me ne fund,qe u sollet si ballkanas te vertete,perdorni me pare /kembezen/ se sa trurin.Ne cilen vend te zhvilluar perendimor kryeministri del e thote:/ do te bej doreheqje se humba ne zgjedhjet lokale/?!Tani qe e kuptuat budallallekun qe bete,bravo,e kaluat nje klase,por mos e harroni mesimin qe moret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?